Teksa ende nuk dihen motivet e vrasjes së 23 vjeçarit në Shkodër, policia ka identifikuar autorin e dyshuar të krimit të rëndë.
Gledis Kraja u qëllua me breshëri automatiku, duke mbetur fillimisht i plagosur rëndë dhe më pas ndërroi jetë në spital.
Policia dyshon se autori i ngjarjes është një shok i 23 vjeçarit.
Sebastian Smakaj është autori i dyshuar i krimit të rëndë, ndërsa policia është vënë në kërkim të tij.
Viktima ka qenë duke qarkulluar me një makinë tip Ford kur është qëlluar me armë.