Interi ka siguruar finalen këtë sezon në Europa League.
Zikaltrit mposhtën 5-0 Shakhtar Donetsk në ndeshjen e vlefshme për fazën gjysmëfinale në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm evropian.
Më i miri i këtij takimi ishte sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez, i cili së bashku nme Lukakun shënuan respektivisht nga dy gola.
Lautaro tundi rrjetën e Shakhtar në minutën e 19’, për rezultatin 1-0. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë e këtij takimi. Në pjesën e dytë, skuadra e Antonio Conte realizoi edhe tri herë të tjera. Ishte fillimisht Danilo D’Ambrosio i cili shënoi për 2-0, duke i dhënë më shumë qetësi skuadrës së tij, atëherë kur luhej minuta e 64’.
Në minutën e 74’ ishte koha që Lautaro Martinez të shënonte edhe golin e dytë personal, për rezultatin 3-0. Kurse, në listën e golashënuesve nuk mund të mungonte edhe Romelu Lukaku, i cili shënoi në minutën e 78’ dhe 83′ për rezultatin final 5-0.
Kjo është ndeshja e 10 radhazi që Lukaku shënon në Europa League. Me këtë fitore spektakolare, më 21 gusht Inter luan në finale kundër Sevillas.