Na ndajnë dhe 3 muaj nga zgjedhjet presidenciale në Shetet e Bashkura të Amerikës e duket se fati nuk është në anën e Donald Trump këtë herë. Nga ish-avokati e deri tek motra e tij, mediat janë mbushur me deklarata të forta kundër Trump.
Mediat e huaja sëfundmi kanë shkruar për deklaratat e forta të motrës së Trump, që kanë shokuar jo pak opinion publik.
Ajo e ka përshkruar me pak fjalë të vëllanë me këto emra: Një burrë mizor, gënjeshtar, hipokrit dhe pa principe që nuk di të lexojë.
Këto fjalë nuk i ka pritur ndoshta Trump, por gjykatësja federale Maryanne Trump Barry, nuk është kursyer aspak për të treguar të vërtetat e Presidentit aktual të SHBA-së, që është përballë një gare të fortë kundër Joe Biden.
Nga disa regjistrime të bëra në mënyrë të fshehtë nga mbesa e saj Mary Trump, autore e një libri “të papritur” për xhaxhain e saj dhe të publikuar ekskluzivisht për Uashington Post, këto janë deklartat që askush nuk i kishte pritur.
Barry deri më tani nuk kishte shprehur mosdakordësi me presidentin amerikan.
Ndërsa Mary Trump, e cila është shprehur se xhaxhai i saj Donald Trump është i papërshtatshëm për të qenë president dhe ka shprehur mbështetje për rivalin e tij Joe Biden, zbuloi për Post se ka regjistruar fshehurazi 15 orë biseda ballë për ballë me Maryanne në vitin 2018 dhe 2019.
“Tweet-et e tij të mallkuara dhe gënjeshtrat e tij të mallkuara, Oh Zot … Ndryshimi i ngjarjeve, mungesa e përgatitjes … . Në një moment Barry i thotë mbesës së saj: Është hipokrit dhe mizori. Donald është mizor.”- është shprehur ish-gjykatësja, në bisedat e regjistruara, duke u ankuar për sjelljen e të vëllait.
Gjithashtu në regjistrime, Maryanne Trump Barry i referohet të vëllait si një ‘mistrec’ të cilit ajo i bënte detyrat ndërsa shton se arriti që të futej në shkollën e lartë vetëm sepse futi dikë tjetër që t’i kalonte provimet e pranimit në emër të tij.