Ashtu sikurse pjesa më e madhe e Koresë së Veriut, edhe jeta personale e udhëheqësit të saj, Kim Jong Un është gjithashtu një sekret më vete. Jeta e tij ka qenë gjithmonë objekt spekulimi dhe kurioziteti në arenën ndërkombëtare.
Megjithëse, informacionet për vendin e izoluar janë të pakta, ashtu sikurse edhe jeta e përditshme e liderit Suprem, disa gjëra janë zbuluar.
Jeta e Kim Jong Un mes pasurisë është një botë tjetër nga ajo e njerëzve që sundon. Koreja e Veriut arriti në 28.6 në Indeksin Global të Urisë në vitin 2016, ndërsa Programi Botëror i Ushqimit raporton se 70 përqind e 25.1 milionë banorëve janë “në rrezik urie” dhe se kequshqyerja është në nivele të larta, përcjell Abc News.
Në 2012, vitin që ai mori detyrën, shpenzimet vjetore për mallra luksoze u rritën nga 300 milionë në 645.8 milionë dollarë.
Ai zotëron një sërë rezidencash, njëra prej të cilave ka një kinema me një mijë vende, ku diktatori sheh filma si “Godzilla”.
Lideri koreano-verior njihet gjithashtu edhe si një dashamirës i pijeve, i cili ka importuar rreth 1 milion dollarë të pijeve alkoolike të shtrenjta në vitin 2016.
Ish-kuzhinieri privat i babait të tij rrëfen se Kim Jong Un preferon t’i vihen në dispozicion gjithmonë disa shishe verë dhe lloje të ndryshme djathrash. Diktatori korean vazhdon të ndjekë politikat e babait të tij, kryesisht “juche”, që përcakton izolimin e Koresë së Veriut dhe zgjerimin e programit të armëve balistike dhe ushtarake të vendit.
Kim Jong Un është i martuar me Ri Sol-ju, një ish-nxitëse tifozësh. Për shkak të daljeve të pakta të bashkëshortes së tij në publik, besohet se çifti ka të paktën dy fëmijë. Sipas partisë, Kim Jong Un mësoi të drejtonte makinën në moshën tre vjeç.
Marka e tij e preferuar e makinave thuhet se është Mercedes.
Ajo gjithashtu ka në pronësi një jaht luksoz 30 metra të gjatë, me një vlerë që arrin shifrën e 6 milion dollarëve. Ish-atleti i NBA-së, Dennis Rodman, mik i Kim Jong Un, thotë se diktatori preferon të qëndrojë shpesh në një ishull privat të ngjashëm me “Hawaii ose Ibiza”. Për të inkurajuar turizmin e huaj, Kim Jong Un ka urdhëruar ndërtimin e kompleksit të skive Masikryong, i cili kushtoi 35 milion.
NBC raporton se kompleksi aktualisht është kryesisht i papërdorur dhe mbahet i hapur nga ekipet e punëtorëve me gra dhe fëmijë.
Sipas mediave ndërkombëtare, shumica e pasurisë së tij vjen nga aktivitete të paligjshme, si trafiku i drogës dhe i armëve.