Pranë largimit nga Interi, Konte mendon lëvizjen e bujshme

0
antonio konte

Humbja e finales së Europa Ligës kundër Seviljes, ka lëkundur jo pak stolin e Antonio Kontes. Trajneri italian do takohet të martën me drejtuesit e Interit për të folur për të ardhmen, nëse do vazhdojë të jetë në pankinën ziklatër apo jo.

“SportMediaset” ka zbuluar një prapaskenë mjaft interesante. Sipas “SportMediaset” Konte po mendon një rikthim në kombëtaren e Italisë. Gjithsesi ky opsion nuk është i mundur tani, pasi Italia e ka një trajner dhe ai është Roberto Mançini.

Konte mund të shqyrtojë opsionin e tij pas Europianit të vitit të ardhshëm.

Artikulli i mëparshëm“Bombë” nga Spanja: Mesi në një ekip me Ronaldon, Juventusi futet në garë për argjentinasin
Artikulli i radhësProtestat në Bjellorusi, liderja e opozitës zotohet: Nuk tërhiqem deri në fund