Zbardhet udhëzimi i Ministrisë së Shëndetësisë për të gjitha shkollave mbi masat që duhet të marrin për hapjen e tyre në mënyrë të sigurt, duke ruajtur nxënësit nga përhapja e koronavirusit covid 19.
Ky institucion rekomandon që nxënësit hyjnë në shkollë pasi janë vendosur në radhë një nga një, me largësi 2 metra;
Nxënësi që ka simptoma të ngjashme apo temperaturë përpara ardhjes në shkollë, njofton mësuesin kujdestar, i cili, në bashkëpunim me mjekun e shkollës ose atë të familjes verifikon nëse nxënësi është i sëmurë apo jo; Justifikimi i mungesës bëhet vetem nga mjeku i familjes;
Personi përgjegjës i stafit të shkollës, i caktuar nga drejtori, duhet të masë temperaturën e çdo nxënësi me termometër dixhital, sprucim me alkool 60% ose dezifektantë të tjerë në duar;
duhet të kontrollohen të gjithë nxënësit që të jenë të pajisur me maskë me një përdorim ose mbrojtëse të fytyrës prej tekstili (maskë) të cilat duhet të lahen në 60 gradë dhe të hekurosen, si dhe shami letre për higjienën e hundëve;
Disa rregulla të tjera për nxënësit janë si më poshtë:
Nxënësve të ciklit të ulët 9 vjeçar u rekomandohet të mbajnë maskë gjatë orëve të mësimit.
Nxënësit e ciklit të ulët 9 vjeçar duhet të mbajë maskë gjatë aktiviteteve jashtë orëve të mësimit në ambientet të shkollës.
Nxënësit e ciklit të lartë 9 vjeçar dhe të mesëm duhet të mbajnë maskë në ambientet e brendshme dhe në të gjitha aktivitetet mësimore në ambientet e shkollës.
Mësuesit sigurohen që në klasë të gjithë të jenë të pajisur me maskë dhe t’i mbajnë rregullisht ato.
Nxënësit ndalohen të dalin nga klasa gjatë orëve të mësimit përveç rasteve kur i duhet të përdorin tualetet. Në këtë rast nxënësi duhet të shoqërohet.
Kur është e mundur, praktikohet mësimi në ambient të hapur (oborr shkolle), duke respektuar largësinë dhe rregullat e mësipërme.
Nuk lejohet ushqimi në klasë.