Vjedhje në kishë dhe xhami, arrestohet në flagrancë 21-vjeçari nga Shkodra

0

Është arrestuar nga blutë e Shkodrës një 21-vjeçar me inicialet E.F., i cili akuzohet për disa vjedhje. Kryesisht, i riu akuzohet për vjedhje në objektet e kultit. Burime për mediat, bëjnë me dije se i riu është arrestuar në flagrancë nga policia në kuadër të operacionit ‘Kopliku’.

Gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në qytetin e Koplikut, kishte vjedhur në Kishën Katolike sende që përdoren për kryerjen e meshave.

Gjithashtu në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Gruemirë Çezme, kishte vjedhur në lokalin në pronësi të shtetasit G. P., si dhe në fshatin Koplik i Sipërm kishte vjedhur xhaminë e fshatit ku kishte vjedhur një sasi vlere monetare rreth 10.000 lekë.

Gjithashtu nga hetimet e kryera deri në këto momente rezulton se ky person, është autor edhe i disa ngjarjeve të ndodhura në fshatin Koplik i Sipërm konkretisht:

Më datë 03.01.2020, në fshatin Koplik i Sipërm, ka vjedhur me thyerje qendrën shëndetësore të këtij fshati.

Më datë 12.01.2020, në fshatin Koplik i Sipërm, ka vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit R.N.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vazhdon puna për zbulimin e ngjarjeve të tjera ku mund të jetë i implikuar i riu.

Artikulli i mëparshëmKreu i diplomacisë ruse: Është e pamundur të vërtetohet se Lukashenko nuk fitoi zgjedhjet presidenciale
Artikulli i radhësA kontribuojnë fëmijët në përhapjen e koronavirusit?