Zjarr gjigant në Greqi, evakuohen fshatrat: 7 avionë, 8 helikopterë dhe qindra zjarrfikës, luftë me flakët

0
Huge area of US West burned due to warming climate | Ars Technica

Një zjarr gjigant ka nisur gjatë pasditës së sotme në zonën e Lagdakias në rajonin e Manit në Greqi ku raportohet se po digjen dhjetra hektarë pyje dhe shkurrë, ndërsa disa fshatra janë evakuuar.

Siç raportojnë mediat greke, për shuarjen e flakëve janë angazhuar më shumë se 100 zjarrfikës, 8 helikopterë, 7 avionë dhe një numër i madh banorësh.

Zjarri është duke vijuar në dy fronte sipas mediave greke, të cilat raportojnë se janë larguar banorët e tre fshatrave që rrezikohen nga flakët.

Artikulli i mëparshëmPikëpyetje mbi pasurinë e Komisionerit Ballhysa/ Po ti nënshtrohej vettingut do të ngelte me siguri…
Artikulli i radhësKim Jong Un në gjendje kome? Mediat e huaja: Motra e tij kalon në detyrë