Tirana humb pa fund nga ndeshja pa tifozë. Nëse Crvena Zvezda do të vinte në kryeqytet në një kohë tjetër, stadiumi “Air Albania” do të ishte plot.
Me një llogari të thjeshtë, ku 500 lekë është bileta, Tirana do të fitonte 110 milionë lekë nga biletat. Po nëse vendoseshin çmimet e derbit, është e sigurt që bardheblutë do të grumbullonin 250 milionë lekë nga biletat.
E DREJTA TV – Një problem tjetër për Tiranën është e drejta TV. Tirana nuk është se fiton shumë nga shitja e ndeshjes, sepse televizionet serbe paguajnë pak dhe atë të drejtë e shet skuadra serbe.