Kryeministri britanik Boris Johnson është i sigurt drejt hapjes së të gjitha shkollave në Britaninë e Madhe. Javës tjetër fillon shkolla në Britaninë e Madhe, por shumë prindër rrezikojnë t’i çojnë fëmijët e tyre nëpër klasa ku rrezikojnë infektimin.
Por Johnson i ka bërë një lutje publike prindërve duke u kërkuar që t’i rikthejnë fëmijët në shkolla ose në të kundërt duke qëndruar larg do të kenë dëme të përhershme në të ardhmen e tyre. Që në mars nxënësit në Britaninë e Madhe nuk kanë qenë në klasa dhe shkolla, por psikologët, shkencëtarët dhe fizikantët kanë sugjeruar që ata të rikthehen pasi do të shkaktonte më shumë dëm se vetë COVID-19.
Gjithashtu Britania e Madhe ka premtuar se do të testojë gjërësisht popullsinë e saj për COVID-19.