David Beckham i fiksuar me produktet e bukurisë së Victoria’s

0

David Beckham, 45 vjeç, nuk e ka problem të tregojë se është i fiksuar me produktet e bukurisë së gruas së tij Victoria, 46 vjeç. Sipas një raporti të ri, futbollisti përdor make-up-in e saj një bronzer të markës VBB, dhe me sa duket Victoria e teston kozmetikën e saj te bashkëshorti duke e quajtur atë modelin e saj më të mirë. Gjatë një videoje live në Instagram , Victoria pranoi: “Ai është modeli im më i mirë. Sapo kam marrë një mesazh nga David që i ka mbaruar serumi. David e adhuron atë do t’i çoj disa”. Vitin e kaluar, David përdori tonin e syve gjatë një seti fotosh të mrekullueshme për revistën Love. Ish-kapiteni i Anglisë ka folur më parë për përdorimin e produkteve të bukurisë së gruas së tij, duke përfshirë balsamin e buzëve dhe hidratuesit.

Në vitin 2018, duke diskutuar se si e ruan pamjen e tij me IntoTheGloss, David zbuloi: “Qasja ime ishte gjithmonë të vidhja produktet e gruas time. Kjo është, me të vërtetë”.

“Nëse jetoja në Manchester, në Madrid, apo LA – të gjitha këto vende të ndryshme kanë mot të ndryshëm. Unë duhej të kujdesesha për lëkurën time për shkak të kësaj. Mënyra se si kujdesesha ishte të vidhja gjërat e gruas sime sepse e di që ajo ka më të mirën”.

Artikulli i mëparshëmDy faturat e kripura të Maguire: 70 mijë euro në pesë orë në bar, 100 mijë për të evituar tre vjet burg
Artikulli i radhësZjarr i qëllimshëm në malin e Munellës, strehën e rrëqebullit të Ballkanit