Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo pritet të hapë një hotel që do t’i kushtojë 27 milionë euro në zonën e Picadilly Gardens në Manchester.
Cristiano , në bashkëpunim me kompaninë e turizmit “Pestana” do të çelë dyert e hotelit luksoz, i cili do të përfshijë edhe një bar në tarracë. “CR7 Pestana” do të nisë aktivitetin në vitin 2023.Manchester është një qytet i veçantë për të pasi shpenzoi 6 vite në Old Trafford, duke shënuar 119 gola, si dhe fitoi 9 trofe, përfshirë dhe Topin e Artë.