Parashikimi amerikan/ 912 viktima nga Covid në Shqipëri deri në …

0

912 viktima nga Covid-19 parashikohen në Shqipëri deri në muajin dhjetor nga Instituti amerikan për Matjet dhe Vlerësimin e Shëndetit.

Ky institut ka bërë projeksione për mënyrën si do të vijojë situata e pandemisë për të gjithë shtetet e botës.

Sipas IHME në Shqipëri, numri më i lartë i viktimave nga koronavirusi në një ditë do të vijë në 1 dhjetor. Deri në mbi 5,000 të infektuar dhe 22 viktima në një ditë parashikon Instituti që mat dhe vlerëson shëndetin për Shqipërinë.

Parashikimi del në përfundimin se numri i shtretërve që do të nevojiten nuk kalon gjysmën e atyre që janë në gjendje në vendin tonë.

Raporti i IHME-së parashikon shifrat bazuar në situatën aktuale. Studimi parashikon se në spitale do të nevojiten 244 shtretër reanimator nga 142 pacientë që janë tani.

Numri i personave të infektuar çdo ditë, përfshirë edhe ato që nuk testohen për momentin mendohet të jetë 463 dhe në 1 dhjetor do të shkojë në rreth 5 736.

IHME ka vëzhguar se 25 përqind e popullsisë e mbajnë maskën dhe kjo shifër nuk do të ndryshojë gjatë gjithë kohës, ndërsa duhet të mbajnë maska 95 përqind e popullsisë.

Aktualisht në vend ka 250 të vdekur dhe 8427 të infektuar, ndër to 3845 janë raste aktive dhe 4332 janë të shëruar.

Artikulli i mëparshëmPanik mes pushuesve, një burrë mbytet në plazhin e Vlorës (Detajet e para)
Artikulli i radhësNdërron jetë gjeniu shqiptar i matematikës, u “harrua” në një fshat të Mallakastrës