Apple do të dhurojë 9 milion maska mbrojtëse N95 për të ndihmuar në mbrojtjen e personelit mjekësor nga infektimi me koronavirus.
Nënkryetari Mike Pence tha se Apple është një nga disa kompanitë e teknologjisë me bazë në Kaliforni që po ndihmojnë spitalet që përmballen me mungesë të mjeteve mbrotjtëse për mjekët, veçanërisht maskat për fytyrën.
Facebook, IBM, Salesforce dhe Tesla gjithashtu i janë bashkur nismës për dhurimin e maskave.
“Apple po dhuron 9 milionë maska N95 për institucionet e kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin dhe për rezervat kombëtare,”- tha Pence në një konferencë shtypi.
Megjithëse kompanitë e teknologjisë nuk prodhojnë maska vetë, për shkak se kanë akses në disa zinxhirë furnizimi, janë në gjendje të sigurojnë pajisjet në një mënyrë që qeveria nuk mundet.
Nuk janë të qarta detajet sesi një kompani si Apple ka akses në maska, por është e mundur për shkak se një gjigant i teknologjisë ka konktakte që qeveria federale nuk i ka.