Breshëri plumbash drejt makinës së regjizores së famshme…

0

Regjisorja e parë e filmave në Afganistan, Saba Sahar është qëlluar me armë, raporton BBC.

44-vjeçarja u dërgua në spital menjëherë pas ngjarjes.

Bashkëshorti i saj, Emal Zaki tha për BBC se ajo po udhëtonte për punë në kryeqytet, Kabul, kur një person i armatosur hapi zjarr mbi makinën e saj.

Dy truprojat e saj gjithashtu u qëlluan me armë dhe u plagosën, rrëfeu ai.

Makina e saj u qëllua në perëndim të Kabulit.

Brenda automjetit ishin pesë persona, Sahar, dy truprojat, një fëmijë dhe shoferi.

Fëmija dhe shoferi nuk u lëndua nga të shtënat me armë.

Zaki tha se dëgjoi të shtënat me armë rreth pesë minuta pasi gruaja e tij u largua nga shtëpia.

Ai tha kur shkoi në vendngjarje gruaja i tregoi se ishte qëlluar në stomak.

“Kur mbërrita në vendin e ngjarjes, i gjeta të plagosur,”– u shpreh ai. “Ajo mori ndihmën e parë dhe e dërguam në urgjencë.”

Ndërsa tregoi se aktorja iu nënshtrua një operacioni që rezultoi i suksesshëm.

Sahar është ndër aktoret më të famshme në Afganistan. Gjithashtu ajo është regjisore e njohur dhe bën fushatë për të drejtat e grave.

Aktorja është trajnuar si oficere policie dhe punon për Ministrinë e Brendshme.

Ndërsa programet e saj televizive janë të fokusuara tek drejtësia dhe korrupsioni në vend.

Artikulli i mëparshëmStudimi ngre alarmin, gratë shtatzëna duhet të heqin dorë menjëherë nga ky produkt, problemet që shfaqen tek foshnjat përfshijnë…
Artikulli i radhësMushkonjat kanë vrarë 52 miliardë njerëz deri më tani