“Rritet” energjia nga dielli – Në 6 muaj, impinatet fotovoltaike prodhuan rreth 1% të energjisë totale. Bursa për datën 26 Gusht 2020

0

Rreth 1% e energjisë së prodhuar gjatë 6-mujorit të parë të vitit u sigurua nga impantet fotovoltaike. Kjo sasi është modeste në raport me energjinë e prodhuar nga hidrocentralet, megjithatë ajo merr një rëndësi të veçantë në drejtim të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë

Rreth 1% e energjisë së prodhuar gjatë 6-mujorit të parë të vitit u sigurua nga impantet fotovoltaike. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, prej muajit mars të këtij viti numri i impanteve që prodhojnë energji nga dielli ka arritur në 8, çka ka sjellë edhe një rritje të prodhimit të energjisë nga ky burim. Shifrat e 6-mujorit tregojnë se në total nga centralet diellore u sigurua 15,882 mëh energji. Kjo sasi është modeste në raport me energjinë e prodhuar nga hidrocentralet, megjithatë ajo merr një rëndësi të veçantë në drejtim të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë.

Kjo pasi, vendi ynë është i varur nga energjia e prodhuar nga uji, çka në periudha thatësiras pasohet me fatura tejete të kripura të importit të energjisë për plotësimin e nevojave konsumatore. Aktualisht, kapaciteti total i impanteve diellore të instaluar arrin në rreth 17 MW, ndërkohë që ajo që pritet të sjellë një impakt të madh në këtë drejtim është pikërisht ndërtimi i parkut fotovoltaik të Karavastasë, me një fuqi të instaluar prej 140 MW. Pasi kompania Voltalia u shpall fituese e ankandit me një çmim prej 24.89 euro/MW, tashmë është nënshkuar edhe marrëveshja me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, që I hap rrugën nisjes së punimeve. Investimi i kompanisë do të jetë mbi 100 mln euro, ndërkohë që kohëzgjatja e kontratës do të jetë 30-vjeçare.

Lexo edhe: Shifrat/ OBSH: Pandemia e covid po ngadalësohet

Bursa për datën 26 Gusht 2020 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA421.00– 7.00
DIESEL365.50– 7.50
BRENT45.51– 0.48

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmShifrat/ OBSH: Pandemia e covid po ngadalësohet
Artikulli i radhësHapja e shkollave në Shqipëri/ Taulant Muka ngre alarmin: Do vijë me pasoja