Një i burgosur shqiptar i iku policisë greke gjatë transferimit të tij në AT Omonia.
Një i arrestuar, me origjinë shqiptare, i iku sot policisë greke, rreth orës 14:00, me orën greke, gjatë transferimit të tij nga gjykata e Evelpidon në stacionin policor të Omonias.
Sipas Policisë Greke, 28-vjeçar u arrestua këtë mëngjes nga policia e departamentit.
Në kohën kur 28-vjeçarin po e transferonin nga gjykata në departament dhe konkretisht në momentin kur po dilte nga automjeti zyrtar për tu transportuar në qelinë e tij, shqiptari 28-vjeçar shtyu policinë kur i hoqën prangat dhe ia doli të ikte.
Në këto kushte edhe një tjetër i arrestuar u përpoq të largohej me të, por u arrestua nga policia.
Aktualisht policia po punon për të gjetur dhe arrestuar shqiptarin e tashmë të arratisur.