Situatë kaotike te Barcelona gjatë gjithë ditës teksa po kërkohet një zgjidhje për kërkesën e Lionel Mesit që të largohet nga klubi.
Drejtuesit katalanas janë takuar në mbrëmje në Camp Nou teksa një grup i protestuesve të mbledhur jashtë dyerve kanë shpërthyer ato dhe kanë hyrë në kompleksin e stadiumit.
Situata ka agravuar aq shumë, sa që turma ka arritur të hyjë deri brenda fushës dhe zyrave në Camp Nou. Forcat e sigurimit nuk ishin në gjendje që t’i ndalonin atë. Është dashur ndërhyrja e Policisë, për të nxjerrë përsëri protestuesit në rrugë.
Kujtojmë që turma e tifozëve që kanë dalë në protestë kërkon largimin e presidentit Bartomeu. Sipas fansave katalanas, është është shkaktari kryesor që ka çuar Mesin drejt këtij vendimi ekstrem.