Fjalia e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj se “të gjithë çunat shqiptarë ishin zdromsa” padyshim që solli reagime të mëdha dhe bëri xhiro në rrjetet sociale. E si për t’ja kujtuar këtë fakt, ka qenë vet kryeministri Edi Rama që nuk i ka kursyer kritikat për deklaratën në fjalë.
Teksa ishin në një banesë për të inspektuar përfundimin e saj pasi u rindërtua nga e para pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, kreu i qeverisë i përmendi Veliaj shprehjen e tij, ndërsa i sugjeroi mos ta përdorte më. Ndërkohë Veliaj ka qeshur, bashke me të pranishmit e tjerë.
PJESË NGA BISEDA
Veliaj: Gëzuar princesha! Gëzuar! Po që je më e bukur se ajo atje. Je më e bukur se Frozen.
Rama: Mos hyr me këtyrë, ‘je e bukur’, ‘je e mirë’! Se na more në qafë me atë që the se; të gjitha çunat janë zdosma. Të janë qepur të gjithë ty si ‘zdroms’. Mos i hyr më këtë muhabeti. Se na ngatërron kot.
Veliaj dhe të tjerët qeshin
Rama: Çunat janë të mirë, gocat janë më të mira. Po jo zdromsa? E di unë për ça e ke ti, që s’na u ndanë zdromsat, por nuk janë të gjithë si ata.