Mediat kanë publikuar fotot e frikshme të një rituali fetar të myslimanëve shiitë në Irak, gjatë së cilit ata qëllojnë veten me zinxhirë dhe kamxhikë deri sa përgjaken.
Kjo ceremoni fshikullimi u mbajt gjatë procesionit për të shënuar Ashuran, ditën e nëntë të Muharramit, në muajin e parë të kalendarit islamik.
Për besimtarët shiitë, Ashura është një ngjarje shumë e madhe fetare, ku ndjekësit e këtij besimit përkujtojnë martirizimin e Husayn Ibn Ali al-Hussein, nipit të profetit Muhamed, i cili vdiq në Betejën e Qerbelasë në vitin 680 A.D.