Gruaja bëhet tapë, dhe i hyn në dajak burrit

0
Gruaja bëhet tapë, dhe i hyn në dajak burrit

Policia në Podujevë ka arrestuar një grua e cila ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Podujevë, njofton policia në raportin 24 orësh.

Sipas policisë, gruaja kishte qenë nën ndikim të alkoolit kur kishte sulmuar bashkëshortin.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (bashkëshortin e saj)”, njofton policia.

Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit, me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Artikulli i mëparshëm“Ju mbron nga koronavirusi i rrezikshëm”, Manastirliu këshillon qytetarët: Vendosni maskën, shërben si mbrojtje për mos-përhapjen e Covid-19
Artikulli i radhësVar veten babai i 4 fëmijëve në Librazhd