Të gjithë drejtuesit në botën e futbollit dëgjojnë ti kërkohen dy lojtarë: Messi e Suarez. Ose Suarez e Messi, rendi nuk ka problem. Ose edhe vetëm Suarez, si në këtë rast, duke qenë se uruguajani është një ish-lojtar i Ajax.
Pikërisht kështu, si bën të ditur Chiringuito Tv, dy tifozë të vegjël të klubit hollandez kanë lënë një mesazh mbi makinën e Edëin van der Sar, drejtorit të përgjithshëm të Heshtarëve. Në letër, dy fëmijët kanë kërkuar: “Na sill Leo Messi ose Luis Suarez”. Në Amsterdam nuk besojnë tek Babagjyshi i Vitit të Ri, por tek Edwin Van Der Sar po.