Anija kryesore e flotës franceze, aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle, e shoqëruar nga një numër anijesh dhe nëndetësesh të marinës franceze, pritet të lundrojë direkt në Mesdheun Lindor, sipas raportimeve të Europe 1, që citon informacione të siguruara nga Marina franceze.
“Xhevahiri” në kurorën e marinës franceze arrin në Mesdhe në një “mision të paspecifikuar”.
Për arsye sigurie, asnjë detaj i mëtejshëm nuk është publikuar, por analistët ushtarakë thonë se aeroplanmbajtësja e nisur nga porti Toulon është “gati për betejë” e ngarkuar me avionë luftarakë Rafale, radarë fluturues dhe gjeneralë.
Po ashtu, në aeroplanmbajtëse thuhet të gjenden raketa me rreze maksimale, arsenal anti-nëndetëse, si dhe sistemet e përparuara elektronike të ndjekjes dhe targetimit të zhvilluara nga industria e luftës franceze me veçori që nuk i gjen të disponueshme në asnjë vend tjetër.