Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër.
Kjo thënie i shkon sot më së shumti shoferit të kësaj makine, i cili ka dalë i gjallë prej saj pavarësisht aksidentit të tmerrshëm.
Aksidenti ndodhi në një lagje të Stambollit, ku për arsye ende të paqarta, shoferi humbi kontrollin dhe përplasi nga pas një kamion të parkuar në rrugë.
Makina u shkatërrua tërësisht, por siç raportojnë mediat turke, shoferi doli prej saj ke këmbët e veta duke u ulur në trotuar për të pritur autoambulancën.
Përveç disa gërvishtjeve ai nuk ka pësuar asgjë tjetër.