VIDEO/ Moment tronditës, gruaja vendos të freskohet duke dalë jashtë avionit

0
wingwalk2-1

Të gjithëve mund të na ketë ndodhur ndonjëherë, të detyrohemi të qendrojmë në pritje brenda në avion, edhe pse fluturimi ka përfunduar, për shkak të ndonjë vonese teknike ende të pazgjidhur.

Por një rast i pazakontë ka ndodhur në Ukrainë, ndërsa shumica e njerëzve qëndrojnë brenda në kabinë, një udhëtare nuk e priti shumë mirë qëndrimin mbyllur.  Ajo vendosi të hapte derën e emergjencës duke dalë për pak ajër të pastër në krahun e avionit, shkruan CNN.

Video u xhirua në 31 gusht, në Aeroportin Ndërkombëtar Boryspil në Kiev dhe u publikua nga llogaria e aeroportit në Instagram. Gruaja qëndron në krahun e avionit për disa minuta, ndërsa të tjerët e shohin të habitur, e më pas futet përsëri brenda në avion.

Sipas raportimeve, gruaja, e cila kthehej nga Antalya bashkë me burrin dhe fëmijët, kishte dalë për t’u freskuar pasi kishte vapë brenda në avion.

Artikulli i mëparshëmMSH jep të dhënat: 135 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Humbin jetën 6 pacientë
Artikulli i radhës“Sanofi” & GSK: Kostoja e vaksinës anti COVID-19 më pak se 10 euro