Rep-artisja e njohur, Megan Thee Stallion, ka filluar të jetë ndër personazhet më të komentuar.
Ajo së fundmi ka deklaruar se është e pangopur nga pushimet, pasi dëshiron që të relaksohet deri në pafundësi, shkruan Daily Mail.
Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, ajo ka dëshmuar se di të tërheq vëmendjen e fansave.
25-vjeçarja është parë me një palë bikini të kuqe, ndërsa përmes lëvizjeve ka theksuar të pasmet e formësuara.
Sikurse edhe në shumicën e postimeve, kësaj radhe ajo ka marrë pëlqime dhe shumë komente pozitive.
Thee Stallion ka qenë e përfolur për shkak të plagosjes së saj nga reperi Tory Lanez. Për një gjë të tillë ajo ka folur edhe në rrjete sociale, ku e ka akuzuar publikisht Lanez.