Menaxheri shqiptar ndërmjetësi i City: ofertë 75 milionë për Koulibaly

0

Napoli i Gennaro Gattuso ka nisur të marrë formë në grumbullimin e Castel di Sangro, udhëhequr nga Victor Osimhen, por që skuadra të jetë vërtetë e kompletuar po vazhdohet të punohet në merkato e shumë në strategjitë e të kaltërve do të varet nga e ardhmja e Koulibaly. Pavarësisht fjalëve të Aurelio De Laurentiis (“anglezët nuk duan të na flasin pas cështjes Jorginho”), e ardhmja e senegalezit mund të jetë në Premier League, sepse Manchester City është gati të prezantojë një ofertë të re për të kënaqur kërkesën e presidentit napoletan.

Pasi kanë parë ti shuhet ëndërra Messi, që ka njoftuar se do të mbetet tek Barcellona, Citizens në ditët e ardhshme mund të arrijnë të ofrojnë, përmes ndërmjetësimit të menaxherit shqiptar Fali Ramadani, deri në 75 milionë euro përfshirë bonus për të bindur të kaltrit të shesin mbrojtësin. Tratativa është në fazën embrionale, por interesimi i Guardiolas është konkret.

Shitja e qendrorit 29 vjecar do të sillte në arkat e Napolit një thesar të vërtetë financiar, që do ti lejonte të përqendrohen në operacionet në hyrje. Mes objektivëve janë dy anësorë për 4-3-3 e Gattusos e emrat e nxehtë për momentin janë Boga, Under e Brekalo, ndërsa në mesfushë pëlqehet shumë Veretout.

Artikulli i mëparshëmMercedesi sjell zyrtarisht modelin e ri S-Class, do të befasoheni nga dizajni i tij
Artikulli i radhësLiga e Kombeve: Portugalia shkatërron Kroacinë, fitojnë Belgjika dhe Franca si mysafirë