Ky është momenti tragjik kur një burrë ekzekutohet në mënyrën më brutale të mundshme, derisa po qëndronte ulur në karrigen e një berberi në Kolumbi.
Skena rrëqethëse ka ndodhur të shtunën në lagjen fqinje të Medellin, Giradot, kur një burrë i armatosur u fut në lokal dhe qëlloi në kokë disa herë Carlos Andres Carmona.
Kamerat e sigurisë brenda lokalit, shfaqin berberin i cili po ia mbulonte 27-vjeçarit fytyrën me shkumë rroje – e disa sekonda më pas futet brenda një burrë i cili nuk e thotë as edhe një fjalë, thjesht shkrep plumbat mbi Carmonin.
Si rezultat i kësaj Carmona menjëherë rrëzohet në tokë, ndërsa vrasësi largohet me shpejtësi ku jashtë po e priste një person tjetër me motoçikletë.
Autoritetet e sigurisë nuk kanë përmendur motivet e vdekjes së Carmonas, edhe pse Girardot njihet për krimet e shumta që ndodhin mes bandave rivale.