Pas disfatës nga Greqia, trajneri i Kosovës, Bernard Shaland është shprehur se nuk është turp të humbasësh nga një kombëtare e tillë.
Gjithashtu ai ka folur edhe për festimin e golit nga Bernard Berisha, për të cilin tha se ishte për të dhe nuk mund ta pranojë diçka të tillë.
“Kemi bërë shumë gabime. Në pjesën e parë dhe në shumicën e pjesës së dytë kemi bërë gabime dhe kemi humbur shumë topa. Nuk mendoj se është problem sistemi i lojës, por është më shumë problem se çfarë gabime kemi bërë. E pamë që nuk ishte dita perfekte sot. Shumë lojtarë na munguan. Kemi luajtur dy ndeshje dhe siç duket forma e lojtarëve nuk është më e mira.
Festimi i Berishës? Për mua Berisha ka bërë një punë të mirë dhe unë pres nga zëvendësuesit të bëjnë diçka. Njësoj ishte edhe në ndeshjen ndaj Moldavisë. Festimi ishte mesazh për mua, nuk e pranoj këtë mënyrë festimi. Përderisa është këtu, nuk ka nevojë për këtë lloj festimi. Jam unë trajneri dhe nuk e pranoj dot këtë.
Nuk jam i kënaqur me këtë lojë. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Nuk është turp të humbësh nga Greqia”, u shpreh Shaland.