Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Ukrainë, ku një nënë e cila e mbante foshnjën e saj brenda një çante ushqimesh është gjobitur.
29-vjeçarja ishte duke shëtitur me fëmijën e saj kur u ndalua nga policia Ukrainase.
Ishin disa kalimtarë ata që dëgjuan një zë foshnje që vinte nga çanta e zonjës.
“A mund të kontrolloj pak çantën tuaj”, e kishte pyetur të renë njëri nga njerëzit që kaloi në rrugë.
Përgjigja e saj e menjëhershme kishte qenë jo dhe kjo ngjalli dyshime te kalimtarët prandaj dhe ata njoftuan policinë.
Policia pasi mbërriti në vendngjarja, e gjobiti gruan për veprimin e pafalshëm të një nëne për fëmijën e saj.