“Vdiq se u vonua ambulanca!” Pushuesit në Velipojë revoltohen pasi kosovarit iu ndal zemra: Është marre more, ju qittë Zoti…

0

Featured image of article: VIDEO/ “Vdiq se u vonua ambulanca!” Pushuesit në Velipojë revoltohen pasi kosovarit iu ndal zemra: Është marre more, ju qittë Zoti…

Mediat në Kosovë e kanë ndjekur nga afër rastin e pushuesit Kosovar që ndërroi jetë pasditen e sotme në Velipojë. Ata kanë publikuar edhe pamjet nga momenti kur ambulanca merr 75-vjeçarin me barrel, ndërkohë që në sfond, shihet njerëz të tronditur nga ajo që kanë parë.

Ata shpërthejnë në të bërtitura, dhe shprehen se kanë një orë që presin ambulancën dhe se për shkak se ajo është vonuar, pushuesi ndërroi jetë.

Marre, marree t’ju vijë, ju qittë Zoti fare…kemi një orë që presim është turp,”- dëgjohen ata të thonë.

Viktima ishte nga qyteti i Ferizajt dhe ishte nxjerrë i gjallë nga uji. Pushuesit kanë tentuar që ta ndihmojnë por duke qenë se në Velipijë, shërbimi i ambulancës është mbyllur që në datë 31 usht, u është dashur të prisnin për atë të Shkodrës.

Artikulli i mëparshëmOBSH këshillon se cilët duhet të vaksinohen të parët kundër Covid
Artikulli i radhësE paparë/ Goditi gjyqtaren, serbi Xhokoviç skualifikohet menjëherë (VIDEO)