Zbulohet prapaskena që tregon gafën e Realit, ja oferta e çmendur që refuzuan madrilenët për Bejlin

0
skysports-gareth-bale_4870320

Gareth Bejl ka qenë një nga investimet më të mëdha që ka bërë Reali i Madridit në histori të klubit, por prej kohësh lojtari ngroh stolin.

Uellsiani është i padëshiruar te madrilenët dhe për këtë arsye këta të fundit mundohen ta largojnë me çdo kusht, por futbollisti ka vendosur të qëndrojë deri në fund të kontratës, për shkak të rrogës së madhe që ka.

Megjithatë ish-presidenti i Realit, Ramon Kalderon, ka zbuluar një prapaskenë interesante kur madrilenët refuzonin 100 milionë euro nga një klub anglez për sulmuesin.

“Unë di që në merkaton në verës së kaluar, Reali mori një ofertë prej 100 milionë eurosh nga një klub i Premier Ligës për Bejlin, që dëshironin ta afronin në ekipin e tyre. Megjithatë pavarësisht ofertës së madhe, Reai e refuzoi atë.” Një gafë e madhe kjo nga klubi spanjoll, që tani po vuan për ta larguar.

Artikulli i mëparshëm“S’është turp të humbësh nga Greqia”, flet Shaland: Nuk mund ta pranoj atë që bëri Bernard Berisha
Artikulli i radhësSKANDAL/ Zbulohet dokumenti, Banka Botërore kishte gati testet e Covid-19 që në vitin 2018, ja çfarë shkruhej për Shqipërinë