Tri arsye pse duhet të dizifektoni patjetër një kënaçe me pije ose ushqim përpara se ta përdorni

0

Është një ditë e ngrohtë vere dhe po vdisni të hapni atë kënaçe që mbani në dorë. Mezi prisni të dëgjoni atë tingull që ju shuan etjen?

Epo duhe të prisni pak pasi duhet ta lani ose ta dizifektoni me patjetër më parë për disa arsye shumë të rëndësishëm:

Mund të jenë infektuar nga urina e kafshëve

Urina e kafshëve mund të jetë burim i transmetimit të një numri sëmundjesh, njëra prej tyre është leptospiroza. Kjo është një sëmundje e shkaktuar nga një bakter që mund të gjendet në urinën e kafshëve si minjtë.

Leptospiroza transmetohet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me bakteret. Disa nga simptomat përfshijnë ethe, dhimbje koke, dhimbje muskulore dhe gjendje të keqe të përgjithshme.

Mund të kontaminohen nga pluhuri

Nuk rekomandohet të hani ushqim që përmban pluhur, sepse sipas Organizatës Shëndetësore Amerikane, ky përbërës mund të kontaminohet me mikroorganizma që janë përgjegjës për sëmundje të ndryshme.

Bakteret Bacillus cereus mund të shkaktojnë diarre, dhimbje barku, madje edhe të vjella kur gjenden tek njerëzit, shkruan Living.

Pjesë insektesh ose bakteresh mund të bien në ushqimin tuaj

Kapakët e kënaçeve mund të përmbajnë gjurmë të vogla insektesh si mizat, merimangat ose buburrecat.

Nëse nuk e pastroni kapakun, ato mund të kalojnë pa u vërejtur dhe rrezikoni që ato të bien në ushqimin tuaj dhe të kontaminojnë tërë ushqimin që po përgatisni.

Artikulli i mëparshëmCIA sfidon përdoruesit e rrjeteve sociale, poston dy fotografi në të cilat kërkon të gjejnë 10 ndryshime – vetëm një person i ka gjetur 12
Artikulli i radhësRekord i ri i të infektuarve në 24 orë/ OBSH: Jo përshëndetjes me bërryl