Greqia merr vendim: Si do jetë lëvizja në kufirin me Shqipërinë

0

Në vendimin e bërë në Fletoren Zyrtare, Athina lë të pandryshuar gjendjen në kufirin shqiptaro – grek.

Pra, deri në datën 30 shtator nuk lejohen të hyjnë turistët nga Shqipëria. Në pikat kufitare të Kapshtices dhe Kakavijës do të lejohen përkatësisht 750 në Kakavijë dhe 300 në Kapshticë.

Lejohet të kalojnë vetëm shtetasit grekë dhe ata shqiptarë me leje qëndrimi në Greqi, si dhe shtetasit shqiptarë që janë me punë sezonale në Greqi.

Të gjithë personat që kalojnë duhet të keni plotësuar formularin, jo me vonë se 24 orë nga dita e udhëtimit, dhe test negativ për Covid-19 jo më herët se 72 orë para hyrjes në kufi.

Të gjithë personat që kalojnë në pikat kufitare dhe aeroportin Elefterios Venizelos duhet të qëndrojnë në karantinë 7-ditore në banesat e tyre.

Qeveria thotë se ka në plan te shtrëngojë masat edhe brenda vendit pas rritjes drastike të rasteve të infektuara me Covid.

Aktualisht numri i të vdekurve nga Covid-19 ka arritur në 310 persona.

Artikulli i mëparshëmTrojka e ambasadorëve në zyrën e Bashës
Artikulli i radhësDarka Rama-Mitsotakis/ Sekretet që shqiptarët i mësojnë vetëm nga mediat greke