Tre shqiptarë në Romë për të thyer një rekord – Tare, Qormemeti dhe Muriqi, në një foto që kushton 20 milionë euro

0

Igli Tare, Shkumbin Qormemeti dhe Vedat Muriqi. Drejtori sportiv i Lazios, menaxheri i njohur për transferimin e lojtarëve dhe sulmuesi tashmë me famë botërore.

Tre shqiptarë u paraqiten në një foto nga zyrat e Lazios, ku u mbyll transferimi më i shtrenjtë në epokën e Igli Tares si drejtor sportiv i klubit, por edhe më i shtrenjti i një futbollisti të Përfaqësues së Kosovës.

Vedat  Muriqi i ka kushtuar Lazios plot 18 milionë euro dhe dy milionë euro të tjera në formë bonusi.

Ky transferimi tejkalon atë të Amir Rrahmanit që kaloi nga Verona te Napoli për 14 milionë euro.

Vlonjati Tare tashmë njihet si drejtues i njohur, ndërsa sa herë ka mundësi, por edhe kualitet në anën tjetër, ai ofron lojtarët shqiptarë te Lazio.

Në transferimin e Muriqit te Lazio ka pasur dorë edhe një menaxher shqiptar.

Vedat Muriqi dhe Igi Tare

Është vetë lojtari që falënderon manxherin shqiptar nga Dibra e Maqedonisë së Veriut, Shkumbin Qormemetin për kontributin e tij.

“Falenderoj avokatin tim të dashur, Ercan Sevdimbas, dhe menaxherin tim, Haluk Canatar, që punuan ditë e natë për transferimin tim. Faleminderit edhe Shkumbin Qormemetit dhe Valerio Giuffrida për gatishmërinë e tyrë në pjesën italiane të transferimit”, shprehet Muriqi që do të mbajë të veshur fanellën me numrin 94.

Shkumbin Qormemetit dhe Valerio Giuffrida

Muriqi është kthyer në Turqi pasi nënshkroi kontratën, ku duhet të pajiset me vizë, ndërsa të premten do të jetë nën urdhrat e trajnerit Simeone Izaghi.

Artikulli i mëparshëmLiverpool nuk heq dorë, përgatit ofertën finale për Thiago Alcantara
Artikulli i radhësAntarktiku po mbetet pa akull, shkëputet një copë e madhe e akullit në Grenlandë – është 80 kilometra e gjatë dhe 20 e gjerë