EMRI/ Super-operacioni, kush është ‘bosi’ shqiptar i kokainës që u arrestua në Dubai

    0
    eldi dizdari - Shqiptarja.com

    Zbardhet emri i një prej personave të arrestuar në Dubai nga operacioni ndërkombëtar i drogës i finalizuar në disa shtete. Gazetari Artan Hoxha raporton se në pranga është vënë Eldi Dizdari i njohur ndryshe si Denis Matoshi.

    Ai është një personazh i njohur i trafikut të kokainës dhe ka qenë i përfshirë edhe në vrasjen e ndodhur në Bllok dy vite më parë.

    Pas masakrës së “ish-Bllokut”, Prokuroria e Krimeve të Rënda shpalli në kërkim biznesmenin Eldi Dizdari (Denis Matoshi), pasi dyshohej si një nga personat kyç që ka lidhje me ngjarjen e rëndë. Dyshohet se Eldi Dizdari kishte mosmarrëveshje me biznesmenin Ervin Mata për pazare droge dhe kjo ka çuar në përplasjen mes tyre.

    Dizdari është kushëriri i Arbër Çekajt, pronari i kompanisë “Arbri Garden” ku para më shumë se një viti u sekuestrua një sasi prej 613 kilogramësh kokainë.

    Operacioni ndërkombëtar i finalizuar gjatë orëve të fundit është shtrirë në Shqipëri, Itali, Spanjë, Holandë dhe Dubai, ndërsa sipas mediave italiane trafiku i drogës drejtohej nga shqiptarët.Gjatë aksionit janë sekuestruar miliona euro dhe tonelata me kokainë që vinte nga Ekuadori dhe trafikohej në shtetin e Europës.

    Në pranga janë vënë tre persona në Vlorë, të cilët dyshohet se janë pjesë e grupit të Dritan Rexhepit, i cili tashmë ndodhet pas hekurave në një burg të Ekuadorit.

    Artikulli i mëparshëmSuper-operacioni/ Kush është Dritan Rexhepi: Si i pastronte milionat me metodën kineze
    Artikulli i radhësSituata nga COVID-19/ MSH: 132 raste te reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit