FOTO/ Cikloni i frikshëm mbërrin në Greqi, ja sa do të preket Shqipëria

0
Image

Gradualisht me kalimin e orëve cikloni mesdhetar (Medicane) po i afrohet brigjeve perëndimore të Greqisë, ciklon i cili në shtetin fqinj pritet të sjellë rrebeshe intensive shiu dhe breshëri si dhe stuhi ere.

Për fatin tonë të mirë vendi ynë do të preket nga periferia e aktivitetit të këtij cikloni, duke sjell mbi vendin tonë në orët e pasdites reshje shiu kryesisht në jug të vendit, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Dita e Premte (gjatë orëve të para të 24-orëshit) nis me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu në zonën e jugore.

Për tu theksuar është fakti se nesër pritet të ketë erë intensive me drejtim kryesor nga kuadrati i Veriut me shpejtësi mesatare 2-8m/s, por hera herës era fiton intensitet deri në 15-25m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre si dhe zonat luginore të vendit.

Në fushën termike vlerat e mëngjesit parashikohen nga 17°C në relievet malore deri në 23°C në ato të ulta, ndërsa në vlerat e mesditës nga 23°C në relievet malore deri në 33°C në ato të ulta.

Artikulli i mëparshëmKush është biznesmeni në hije, lidhjet me kupolën e PS dhe monopoli i inceneratorëve
Artikulli i radhësEMRAT/ Nga Dubai në Norvegji, kush janë shqiptarët jashtë vendit që ishin pjesë e kartelit të drogës