FOTOT: Brenda ishullit të “orgjive”, dalin pamjet e Epstein me “viktimat” e tij

0

Historia e Jeffrey Epstein, vazhdon të ngjallë kureshtje, pavarësisht vdekjes së tij.

Së fundmi në media janë publikuar disa pamje nga ishulli i tij i “orgjive” ku çonte minorenet që i përdorte si “skllave seksi”.

Në foto, përveç resortit të tij luksoze, shihet Epstein me disa femra të ndryshme, disa prej të cilave nuk janë identifikuar.

66-vjeçari “vrau veten” një vit më parë në burg, pasi u arrestua për abuzimet e tij seksuale me minorenet.

Vdekja e tij ka ngjallur dyshime të forta, pasi shumë mendojnë se Epstein u vra.

Kjo, për faktin se tek ishulli i tij shkonin shumë figura të njohura në SHBA, të cilët mendohet se kanë marrë pjesë tek origjitë e tij.

Epstein ndër të tjera ka pasur miqësi të ngushtë edhe me Donald Trump e Bill Clinton, por deri më tani nuk ka dalë ndonjë e dhënë, se këta të fundit mund të jenë përfshirë në orgjitë e tij.

Sipas të dhënave të fundit, Epstein, ndërsa punonte në vilën e tij, kalonte orë të tëra duke parë vajza të reja të zhveshura, pasi kështu frymëzohej.

Thuhet se ai ishte aq i dhënë pas seksit, sa kryente marrëdhënie të paktën tre herë në ditë.

Në fotot e publikuara së fundmi, përveç disa femrave të paidentifikuara, të cilët mendohet se janë shfrytëzuar nga Epstein, shfaqen edhe dy nga bashkëpunëtoret e tij në rrjetin e trafikimit të minoreneve për qëllime seksuale.

Bëhet fjalë për bashkëpunëtoren e tij Sarah Kellen, tani 41 vjeç dhe modelen serbe, por edhe pilote personale e Epstein, Nadia Marcinkova, tani 34 vjeç, me të cilën thuhet se Epstein kishte një marrëdhënie të zjarrtë.

Jeta e fshehtë e miliarderit në vilën e tij  – e blerë në vitin 1998 për 7,95 milion dollarë – është mbuluar me mister, pavarësisht pretendimeve që politikanët amerikanë, yjet e Hollivudit dhe personalitete të botës, përfshirë Princin Andrew, e vizitonin në ishullin e tij.

Aty ku Epstein raportohet se ka çuar vajza edhe 12-vjeçare, të cilat janë abuzuar seksualisht.

Artikulli i mëparshëmANALIZA: Ka ardhur koha për rebelimin e humanistëve
Artikulli i radhësKthimi i anijes Oruç Reis në port, ministri turk: Greqia mund ta kthejë këtë periudhë në mundësi për dialog