Uragani Sally ka prekur tokën duke sjellë me vete shira të furishëm që meteorologët amerikan e cilësojnë si stuhi ‘historike dhe katastrofike’.
Tre shtete amerikane janë detyruar të deklarojnë gjendjen e emergjencës- vendosur dhe nga presidenti Donald Trump përpara se uragani, të prekte tokën- në Alabama, Florida dhe Mississippi, të njëjtën vende të prekura rëndë edhe nga uragani tjetër Laura, në muajin e kaluar.
Me erëra që kanë një shpejtësi më shumë se 168km/orë, Sally po lëviz drejt veri-lindjes së Vendit. Forca e tij dhe fakti që bëhet fjalë për uraganin e 18 të stinës të lë të mendosh që e gjithë kjo është fryt i ndryshimeve klimatike, aq sa një studim i publikuar në Natyre në 2018 ka zbuluar një rritje me 10% të stuhive tropikale dhe uraganeve nga 1949 në 2016. Në video duket fuqia e erës dhe shiut.