Vajza e Niko Peleshit, Alesia Peleshi këtë vit ka hyrë në universitet dhe studion për Biznes Digjital, Dizanj dhe Inovacion.
Ajo ka treguar shpesh herë nëpër intervista që është një vajzë shumë ambicioze dhe dëshiron të japë kontributin e saj në shumë fusha.
Ajo ka shkruar një libër me poezi dhe është shfaqur në kopertinën e një reviste italiane si modele.
Së fundmi në një mini-intervistë me ndjekësit në “Instagram”, Alesia tregon se tani që po studion, dëshiron të hapë një biznesin online dhe pasi të përfundojë studimet dëshiron t’i futet politikës.
“Po studioj biznes digjital, dizajn dhe inovacion. Në të njëjtën kohë, do mundohem të nis biznesin tim online pasi shkolla ime të ndihmon të krijosh biznesin tënd ndërkohë që je duke studiuar. Pas studimeve, dua t’i futem politikës,” ka treguar ajo.