Zyrtare: Jahmir Hyka prezantohet në Kinë, nënshkruan me klubin Guizhou Hengfeng

0

Jahmir Hyka do ta vazhdojë karrierën në Kinë, pasi 32-vjeçari është zyrtarizuar këtë të mërkurë si blerja e fundit e klubit Guizhou Hengfeng.

Ky klub luan në nivelit e dytë më të lartë të futbollit kinez dhe ka pretendime të ngjitet në elitë.

Hyka konsiderohet nga ky klub si futbollist me shumë cilësi dhe përvojë dhe që do të mund të japë një ndihmë të madhe për arritjen e objektivit.

Klubi Guizhou Hengfeng i ka bërë një prezantim dinjitoz anësorit shqiptar.

Kina është vendi i shtatë që do të luajë Hyka, pas karrierës në Shqipëri, Greqi, Zvicër, Gjermani, SHBA dhe Izrael.

Artikulli i mëparshëmKoronavirusi po përhapet shumë shpejt në Indi, por diçka tjetër po i shqetëson më shumë ekspertët
Artikulli i radhësRrëfimi prekës i 27-vjeçarit britanik: Isha infektuar me COVID që në mars dhe gjashtë muaj më vonë ende nuk jam mirë