Mbrëmjen e sotme, një efektiv në Drejtorinë e Policisë Tiranë, i infektuar me COVID-19, ka humbur jetën.
Sipas informacioneve mësohet se efektivi Ilir Nerguti, vetëm 50 vjeç ishte shtruar prej ditësh në spital, pasi ishte prekur nga koronavirusi.
Dyshimet e para janë se ai është infektuar nga babai i tij Hysni Nerguti, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë. Mësohet se Neguti ishte baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.