FOTOT: Greqia, nën terrorin e ciklonit të fuqishëm

0

Greqia është përfshirë nga moti i keq gjatë këtyre dy ditëve, që ka shkaktuar përmbytje në shumë qytete të vendit.

Gjatë orëve të fundit, Kefalonia, Ithaca dhe Zakynthos janë nën vorbullën e ciklonit.

Problemet kryesore kanë qenë ndërprerja e energjisë elektrike, përmbytjet dhe rrëzimi i pemëve.

Kryetari i Bashkisë së Zakynthos tha për mediat greke se në këtë ishull mungon energjia elektrike në pjesën më të madhe të territorit.

Në Ithaca, kryebashkiaku tha se ka një situatë problematike me anijet në port.

Po kështu, shumë shtëpi janë dëmtuar, energjia elektrike është shkëputur që prej orës 03:00 të mëngjesit, dyqanet dhe rrugët janë përmbytur, ndërsa shumë pemë janë rrëzuar.

Edhe në Kefalonia është e njëjta problematikë, ku katet e nëndheshme janë përmbytur dhe energjia elektrike është shkëputur.

Cikloni mesdhetar nisi në detin Jon ditën e enjte duke shkaktuar stuhi dhe erëra të forta.

Artikulli i mëparshëmMiliarderi i njohur nuk ka më asnjë kacidhe, i dhuron të gjitha paratë për bamirësi
Artikulli i radhësShkencëtarët përcaktojnë se cili grup gjaku mbron nga COVID-19