Shënjestra e Juventusit, Luis Suarez, ka udhëtuar drejt Italisë menjëherë pas stërvitjeve të të enjtes me Barcelonën, ku i është nënshtruar testit për gjuhën italiane, në mënyrë që të sigurojë shtetësinë e Italisë – njofton Goal.
Kampioni i Serie A është i interesuar për transferimin e uruguaianit, mirëpo e ka arritur kuotën maksimale për lojtarë të huaj për sezonin 2020/2021, ashtu që 33-vjeçari duhet ta marrë pasaportën italiane që të nënshkruajë për Bianconerët.
Suarez thuhet të ketë arritur marrëveshje trevjeçare me Juven më herët, me përfitime vjetore prej 10 milionë eurosh, mirëpo çështja e kufizimit të numrit të lojtarëve jashtë BE-së, e ka penguar mundësinë e nënshkrimit.
Po ashtu, ai ka kontratë me Barcën deri në vitin 2021, prandaj e ardhmja e tij është bërë peng i obligimeve të marrëveshjes me klubin që e pronëson.
Sulmuesi dëshiron që Balugranët ta lejojnë të largohet si lojtar i lirë dhe të marrë pagën e tij të plotë prej 14 milionë eurosh për sezonin 2020/2021 – diçka e ngjashëm me atë që iu ishte garantuar Andres Iniestas dhe Xavit kur u larguan.
Mirëpo, katalunasit janë të gatshëm ta lejojnë largimin e 33-vjeçarit me parametrat zero, por nuk duan t’ia japin pagën e plotë. Skenar i ngjashëm ka ndodhur edhe me Arturo Vidalin, të cilin klubi e ka lejuar t’i bashkohet Interit, por duke mos ia dhënë pagën për vitin e fundit në kontratën tij.