Zyrtare: Juve ia ndërpret kontratën Higuainit

0
Gonzalo Higuaine (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Juventusi ia ka ndërprerë zyrtarisht kontratën Gonzalo Higuainit me marrëveshje të dyanshme, por me efekt negativ prej 18.3 milionë euro për financat e kampionit italian.

Edhe pse e kanë kursyer pagën e argjentinasit duke e lejuar largimin e mëhershëm të tij (një vit më herët), në komunikatë e Bianconerëve thuhet se ndërprerja e kontratës ka gjeneruar efekt negativ ekonomik për klubin.

Juventusi kishte paguar klauzolën prej 90 milionë eurosh kur e bleu Higuainin nga Napoli ne vitin 2016, ndërsa më pas u dërgua në huazime të pasuksesshme te Milani dhe Chelsea, për t’u kthyer sërish në Torino.

Pas angazhimit të Andrea Pirlos në postin e trajnerit, ai e njoftoi lojtarin se nuk bën pjesë në planet e tij.

Higuain tashmë ndodhet në Amerikë, ku pritet t’i bashkohet klubit të MLS, Inter Miami CF, pjesë e të cilit është Blaise Matudi.

Artikulli i mëparshëmNapoli bindet për të shitur Koulibaly te PSG
Artikulli i radhësMarrëveshje e kryer: Milik te Roma, Dzeko te Juventusi