Navalny lë spitalin dhe ironizon Putinin: Nuk arrita atë që doja

    0
    Navalny lë spitalin dhe ironizon Putinin: Nuk arrita atë që doja

    Aktivisti i opozitës ruse, Alexey Navalny ka lënë spitalin në Berlin. Sipas BBC, stafi i spitalit gjerman tha se gjendja e tij është përmirësuar ndjeshëm.

    Navalny postoi një foto në median sociale, teksa ecën pa pasur nevojë për ndihmë.

    Gjermania thotë se Navalny është helmuar me Novichok. Ai u shemb teksa po fluturonte nga Siberia më 20 gusht. Më vonë u transferua në një spital në Berlin.

    Ekipi i tij thotë se ai u helmua me urdhër të presidentit Putin. Por ky i fundit ka hedhur dyshime se Navalny është vetëhelmuar.

    Duke ironizuar presidentin rus, pas daljes nga spitali, Navalny shkruan: “Ai nuk është budallai i askujt. Si pasojë, unë, si budalla, kalova 18 ditë në koma, por nuk arrita atë që doja. Provokimi dështoi”.

    Artikulli i mëparshëmNjë vit prej kthimit nga kampi i AL-Hol, i ati tregon ndryshimin e pabesueshëm të Alvin Berishës
    Artikulli i radhësIu bë atentat në plazh në Itali/ Vdes Selavdi Shehaj, pistat ku po hetohet