Vetëm pak minuta shi i fortë janë dashur që disa lagje në Lezhë të përbmyten nga uji.
Raportohet se përmbytja vjen si pasojë e mos pastrimeve të kanaleve kulluese në këtë qytet.
Në lagjen Beslidhja, automjetet e parkuara duket sikur pluskojnë, dhe mënyra e vetme që qytetarët mund të shkojnë tek ato, është mes përmes ujit.