Roma është penalizuar për paraqitjen Amadou Diawara në barazimin 0-0 me Verona, kështu që Hellas ka marr një fitore me rezultat 3-0.
Mesfushori mbushi 23 vite në korrik, kështu që nuk i lejohej më të luante për grupmoshat U22, ku ka qenë në sezonin e kaluar.
Sidoqoftë, Diawara nuk ishte regjistruar në listën e lojtarëve të moshuar edhe pasi Serie A informoi Romën për gabimin.
Si rezultat, në këtë situatë konfirmohet se Roma penalizohet duke humbur ndeshjen me rezultat 3-0 ndaj Veronës.
Takimi kishte përfunduar 0-0 në Stadio Bentegodi të shtunën e kaluar, në raundin hapës të sezonit 2020-21.
Roma kishte argumentuar se nuk ishte një gabim që ndikoi në lojë, sepse kishte ende katër vende bosh në listën e skuadrës së të moshuarve që Diawara mund të kishte marrë nëse do të ishte në seksionin e duhur.