“Askush nuk po thotë të vërtetën, OBSH-ja bashkëpunon me Partinë Komuniste Kineze”, ka thënë së fundmi virologia kineze, Li-Meng Yan, e cila e drejton gishtin nga Kina për këtë pandemi globale. Sipas saj, qeveria e Pekinit ka gënjyer për Sars-Cov-2. Yan thotë se Covid-19 nuk është një virus natyror, por me një patogjen artificial, i lëshuar nga një laborator.
Ajo premtoi se do të zbulojë provat që konfirmojnë teorinë e saj: “Së shpejti unë do të botoj një raport tjetër, përveç atij që kam publikuar. Ai do të përmbajë shumë detaje specifike se si u zhvillua virusi dhe kush kishte në zotërim substancat e përdorura. Në atë moment të gjithë do të mund të shohin se kam të drejtë”, deklaroi virologia kineze.