Policia njoftoi se rreth orës 21:00 të premtes në afërsi të fshatit Barmash, shtetasi D. L., rreth 48 vjeç, banues në Pogradec, duke drejtuar mjetin tip “Subaru”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerë në mjet, konkretisht shtetasit G. B; P. H., dhe F. K., banues në Pogradec, të cilët u dërguan në Spital ku aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.